SHBA/ Policia qëllon për vdekje 21-vjeçaren shtatzëne afro-amerikane

schedule22:45 - 1 Shtator, 2023

schedule 22:45 - 1 Shtator, 2023

Javën e kaluar, 21-vjeçarja Ta’Kiya Young u qëllua dhe u vra nga oficerët e Ohajos ndërsa po dilte nga një dyqan Kroger pasi një punonjës e akuzoi atë për vjedhje. Të premten, departamenti publikoi pamjet e modifikuara të kamerës së trupit që tregonin se çfarë ndodhi.

Pamjet tregojnë oficerët që përpiqen ta marrin në pyetje për vjedhje të dyshuar në dyqan.

Një oficer që qëndronte para makinës së saj shihet në videon e publikuar të premten duke qëlluar drejtpërsëdrejti drejt saj teksa ajo duket se po lëviz në drejtim të tij.

Videoja tregon dy oficerët duke i kërkuar Young të dalë nga makina, për rreth një minutë përpara se të qëllohet.

Një oficer shihet duke qëndruar në derën e saj dhe në mënyrë të përsëritur duke i thënë asaj që të “dalë nga makina”.

“Për çfarë?” përgjigjet ajo, duke shtuar se “Nuk do ta bëj këtë”.

“A do të më qëlloni?” tha ajo disa çaste para se të dëgjohet një e shtënë dhe oficeri largohet me shpejtësi.

Oficerët më pas shihen duke thyer dritaren e saj pasi makina përplaset në murin me tulla pranë hyrjes së dyqanit.

Policët thanë se ata u përpoqën të merrnin ndihmë mjekësore, por as nëna e dy fëmijëve dhe as fëmija i saj i palindur nuk i mbijetuan të shtënave.

“Kjo ishte një tragjedi. Familja Young është shumë e mërzitur dhe e pikëlluar,” tha shefi i policisë së Blendon, John Belford të premten në një deklaratë.

“Ndërsa asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojë plotësisht thellësinë e dhimbjes së tyre, të gjithë ne mund t’i kujtojmë ata në lutjet tona dhe t’u japim atyre kohën dhe hapësirën për t’u marrë me këtë tragjedi.

Të dy oficerët, të cilët nuk janë identifikuar, morën leje administrative pas të shtënave.

Oficeri që ka qëndruar në xhamin e makinës është kthyer në detyrë, por ai që ka qëlluar mbetet në pushim.

Videoja u pa nga familja e Young përpara se të publikohej të premten.

Në një deklaratë, familja tha se të shtënat “janë një akt kriminal” dhe se mund “të shmangeshin”.

Departamenti i policisë së qytetit Blendon i ka kërkuar Byrosë së Hetimit Kriminal të Prokurorit të Përgjithshëm të Ohajos që të shqyrtojë të shtënat.

Young ishte nënë e dy djemve, gjashtë dhe tre vjeç. Familja e saj tha se ajo do të lindte në nëntor.

Dyqani ushqimor ku ndodhën të shtënat u mbyll përkohësisht të premten, sipas gazetës The Columbus Dispatch.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!