Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar futjen e pasaportave të detyrueshme federale të vaksinimit Covid-19, duke thënë që privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen.
Skemat për të futur pasaporta të tilla janë shpallur në të gjithë botën si një mënyrë për të mundësuar qarkullimin e sigurt të njerëzve gjatë luftës kundër pandemisë. Por kritikët thonë se dokumente të tilla mund të jenë diskriminuese.
Shtetet e Bashkuara thanë se nuk e mbështesin dhe nuk do ta mbështesin një “sistem që kërkon nga Amerikanët të mbajnë një letër kredenciale”. Vendi ka raportuar më shumë se 550,000 vdekje nga virusi dhe gati 31 milion raste, numrat më të lartë në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. /abcnews.al/