Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka thënë se në 24 orët e fundit, forcat e saj “shkatërruan me sukses tre mjete ajrore pa ekuipazh të Houthi të mbështetur nga Irani dhe dy sisteme raketore në një zonë të kontrolluar nga Houthi të Jemenit”.
CENTCOM tha se këto sisteme “paraqisnin një kërcënim të qartë dhe të afërt për forcat e SHBA-së dhe koalicionit, dhe anijet tregtare në rajon”.
Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta.
Houthit vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në ujërat përreth Jemenit./abcnews.al