SHBA, numri 2 i drejtësisë amerikane drejt shkarkimit?

schedule23:47 - 24 Shtator, 2018

schedule 23:47 - 24 Shtator, 2018

Zëvendës sekretari amerikan i Drejtësisë, Rod Rozenshtajn është drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet t’i komunikohet urdhëri i shkarkimit. Lajmi vjen pas zërave se numri dy i drejtësisë amerikane kishte hartuar një plan për rrëzimin e presidentit Donald Trump dhe e kishte regjistruar në mënyrë të fshehtë atë. Në një intervistë radiofonike dhënë të hënën presidenti Trump deklaroi se nuk kishte vendosur ende nëse do ta shkarkonte apo jo Rozenshtajn. Zëvendës prokurori i përgjithshëm është njëkohësisht mbikëqyrësi i grupit të posaçëm të udhëhequr nga Robert Myler për hetimin e ndërhyrjes ruse. Nëse Rozenshtajn humb vendin e punës mbikëqyrja e çështjes “RASHAGEJT” do t’i kalojë pasardhësit të tij. Rozenshtajn mori përsipër këtë detyrë pasi shefi i tij, prokurori i përgjithshëm Xhef Sesshëns u tërhoq pas lajmeve se kishte qenë në kontakt me ambasadorin rus në Uashington gjatë kohës që kishte qenë këshilltar i fushatës elektorale të Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!