“SHBA nuk heq non gratat”/ Sekretari Rubio rihap ndëshkimin e zyrtarëve të lartë

schedule15:11 - 22 Mars, 2025

schedule 15:11 - 22 Mars, 2025

Entuziazmi i Sali Berishës për fitoren e Donald Trump po shuhet çdo ditë edhe më shumë.

Jo vetëm që nuk ka heqje të non gratave por Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të luftuar korrupsionin ndër radhët e zyrtarëve të lartë në mbarë botën.

Ky angazhim u konfirmua nga sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili rihapi ndëshkimin e zyrtarëve të lartë duke lajmëruar sanksione ndaj ish-presidentes se Argjentinës dhe një ish ministër të këtij vendi.

“Sot, njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, tha Marco Rubio.

Të premten, departamenti amerikan i shtetit i dha një tjetër goditje Sali Berishës. Një raport i ri për pastrimin e parave vlerësoi punën e SPAK duke u ndalur specifikisht tek inkriminimi i ish kryeministrit dhe pasurimi i familjes së tij. Akuzat e ngritura nga Berishës për korrupsion nga prokuroria, DASH, i cilësoi sukses.

Vetë kryedemokrati ka qenë i rezervuar mbi lëvizjet e fundit përtej oqeanit, edhe pse thotë se vijon të frymëzohet nga Donald Trump, administrata e së cilit në mandatin e pare të qeverisjes, nisi edhe procedurat për shpalljen e tij non grata.

“Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri”, është shprehur Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!