SHBA nuk heq dorë nga ‘shkurtimet’/ Agjensia federale e shëndetit publik do të reduktojë 10.000 vende pune

schedule21:29 - 27 Mars, 2025

schedule 21:29 - 27 Mars, 2025

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., njoftoi planet për të riorganizuar agjencitë federale të shëndetit publik, duke përfshirë shkurtimin e 10,000 vendeve të punës dhe centralizimin e disa funksioneve të agjencive të tilla si FDA, CDC dhe të tjera nën mbikëqyrjen e tij. Reduktimet e vendeve të punës përfshijnë 3,500 pozita në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), 2,400 në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dhe 1,200 në Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH).

Përveç këtyre, shkurtimet e punonjësve, bashkë me rreth 10,000 largime vullnetarë të kohëve të fundit, do ta ulë numrin e punonjësve të HHS nga 82,000 në 62,000. Kennedy e shpjegoi këtë si një nevojë për të reduktuar burokracinë, duke e quajtur këtë proces një fitore për taksapaguesit dhe për publikun amerikan, me qëllimin për të “bërë Amerikën të shëndetshme përsëri”.

Kjo riorganizim vjen pas një përpjekje të gjerë nga Presidenti Donald Trump dhe aleati i tij, miliarderi Elon Musk, të cilët janë duke punuar për të zvogëluar burokracinë federale. Trump ka kërkuar që të gjitha agjencitë federale të përgatisin planet për një valë të dytë shkurtimesh masive. Shtëpia e Bardhë po shqyrton këto plane bashkë me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë të Musk.

Larry Levitt, nën-president ekzekutiv për politikat shëndetësore në organizatën jofitimprurëse KFF, theksoi se riorganizimi i agjencive të mëdha qeveritare si HHS ka ndodhur nën administratat e të dyja partive, por shtoi se ky plan shkon përtej thjesht riorganizimit të zakonshëm.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!