Në SHBA është thyer rekordi i rasteve ditore, i vendosur një ditë më parë. Raportohet se të enjten vendi ka regjistruar 53,000 raste të reja me koronavirus.
Kështu, në total, numri i të infektuarve në vend shkon në 2,837,681. Po ashtu, brenda 24 orëve u konfirmuan edhe 649 vdekje duke bërë që totali i viktimave të shkojë në 131,503.
Gjithashtu, njoftohet se tetë shtete kanë raportuar shifra rekord të rasteve ditore të enjten: Alaska, Arkansas, Kalifornia, Florida, Georgia, Montana, South Carolina dhe Tennessee.
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, disa shtete vashojnë që të kenë plazhe të tejmbushura ndërsa vendi ka përpara festën e Katër Korrikut. /abcnews.al/