SHBA nis hetimin për Google, akuzohet se po monopolizon padrejtësisht tregun

schedule08:56 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:56 - 21 Tetor, 2020

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paditur kompaninë Google duke akuzuar për monopol në tregun e kërkimit në internet.

Në qendër të hetimit do të jenë miliarda dollarë që Google paguan çdo vit kompanive të prodhimit të celularëve për të përfshirë aplikacionin e tij.

Sipas grupit hetimor, këto marrëveshje e kanë çuar gjigantin e kërkimit në vend të parë, si më e preferuara nga njerëzit. Kjo ka sjellë dëmtimin e konkurrencës duke mos i lejuar kompanitë e tjera të futen në këtë treg.

Pas këtyre akuzave, ka ardhur dhe reagimi i Google që ka hedhur poshtë çdo pretendim të grupit hetimor. Kompania ka deklaruar se nuk ka shkelur  ligjet e konkurrencës duke theksuar se ajo preferohet nga vetë njerëzit.

Google është përballur me hetime të ngjashme më parë edhe nga Bashkimin Europian. Kompania është gjobitur nga Këshilli i Bashkimit Europian tre herë që nga viti 2017 dhe duhet të paguajë 8.2 miliardë euro. Çështja është apeluar nga Google që akuzohet se përdorte softuer Android për të promovuar padrejtësisht aplikacionet e veta dhe se bllokon reklamat për kompanitë rivale të kërkimit në internet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!