SHBA nën “kthetrat” e Covid 19, vendi i parë në botë për numrin e të prekurve dhe mbi 10 mijë viktima

schedule22:21 - 6 Prill, 2020

schedule 22:21 - 6 Prill, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amrikës vijojnë të shënojnë rekorde me numrin e viktimave nga koronavirusi. Në orët e fundit në Ametikë janë konfirmuar 1,046 viktima duke e çuar në 10 662 numrin e personave që kanë humbur jetën deri më tani për shkak të Covid 19.

Ndërkohë SHBA porsa i përket numrit të të infektuarve vijon të jetë vendi i parë në botë me 359,564 persona të infektuar.

New York  vijon të jetë shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 me mbi 4,700  viktima. Ndërsa guvernatori i New York, Andreë Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet.

Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për ShBA-në në luftën kundër pandemisë ku shifrat do të rriten ndjeshëm./abcnews.al