Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë vendi i parë në botë që po përballet me shifra të frikshme të humbjeve njerzore si pasojë e koronavirusit.
Këtë të dielë gjatë 24 orëve të fundit 1 117 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 40 131 numrin e viktimave.
Gjithashtu i lartë në këtë shtet mbetet edhe numri i të infektuarve. Vetëm në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 17 810 raste të reja, duke e çuar në 756 602 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Një nga vendet më të prekura në këtë kontinent vijon të mbetet Neë York, ku në 24 orët e fundit ka shënuar 507 viktima të reja ku në total ka shkuar 18 298 të vdekur.
Mbi 6 mijë raste të reja u regjistruan në të njëjtën periudhë kohore në vend ndërsa numri total është 247 215 të infektuar./abcnews.al