SHBA-ja ka ndarë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën, në përpjekje për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse të këtij vendi përballë agresionit rus.
Këtë lajm e ka bërë publik Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, shkruan Reuters.
Sipas deklaratës së Blinken, paketa përfshin një gamë të gjerë pajisjesh dhe materialesh ushtarake, gjegjësisht municione për sistemet raketore HIMARS MLRS, municione artilerie të avancuara, dronë që mund të përdoren për zbulim dhe sulme precize, si dhe mjete të blinduara për transportin e trupave dhe mbrojtjen e tyre në fushën e betejës.