Me rastin e 5 Majit, ambasada amerikane në Tiranë ka nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
“Në Ditën e Dëshmorëve në Shqipëri ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le të kujtojmë përherë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre” shkruan ambasada në Facebook.
Në nderim të Dëshmorëve të Atdheut sot u zhvilluan homazhe nga krerët e shtetit dhe jo vetëm pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë./ Abcnews.al