SHBA, mungon zgjidhja për tavanin e borxhit, diskutimet pritet të vijojnë ditën e hënë

schedule14:33 - 22 Maj, 2023

schedule 14:33 - 22 Maj, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden dhe republikani i lartë Kevin McCarthy do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi heqjen e tavanit të borxhit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mosarritja e një marrëveshje për ndryshimin e kufirit të borxhit deri në qershor mund të rezultonte një dështim për SHBA. Kjo do të thotë se qeveria amerikane nuk mund të marrë më borxh ose të paguajë të gjitha faturat e saj, ndërsa efektet do të preknin edhe ekonominë globale.

Bisedimet u pezulluan të premten, por të dielën ekipet negociuse u takuan sërish të dielën për t’i vijuar ato. Sekretarja e thesarit, Janet Yellen tha se 1 qershori mbetet një afat i vështirë për arritjen e marrëveshjes.

“Unë tregova në letrën time të fundit drejtuar Kongresit se ne presim që të mos jemi në gjendje të paguajmë të gjitha faturat tona në fillim të qershorit dhe ndoshta më shpejt, që më 1 qershor. Dhe unë do të vazhdoj të përditësoj Kongresin, por sigurisht që nuk e kam ndryshuar vlerësimin tim. Kështu që unë mendoj se ky është një afat i vështirë”, ka thwnw Janet Yellen, sekretarja e Thesarit nw SHBA.

Në këmbim të ofrimit të mbështetjes për rritje të tavanit të borxhit, liderët republikanë po kërkojnë ashpërsimin e kërkesave për pranuesit e ndihmës qeveritare.

Pa arritur një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të mund të përballen me borxh në vlerë prej 31.4 trilionë dollarëve, prej 1 qershorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!