SHBA, moti i keq shkakton 5 viktima

schedule12:45 - 3 Mars, 2018

schedule 12:45 - 3 Mars, 2018

Një ciklon i fuqishëm që ka prekur shtetet bregdetare amerikane ka shkaktuar 5 viktima. Gjithashtu stuhia ka sjelle përmbytje dhe rreshje të mëdha dëbore.

Të paktën pesë persona humbën jetën për shkak të ciklonit që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, një zonë me një popullsi prej 80 milionë banorësh. “Nor’easter” erdhi me erëra me fuqi uragani dhe shira të rrëmbyeshëm, duke përmbytur rrugët dhe duke detyruar anullimin e fluturimeve dhe solli kaos në linjat hekurudhore. Mbi 1.5 milionë persona mbetën pa energji elektrike, nga Maine deri në Karolinën e Veriut.

Stuhia ka shkatërruar makina dhe ka përmbysur automjetet e tonazhit të rëndë. Erëra të fuqishme goditën edhe brigjet e Masaçusetsit. Pesë viktimat që janë raportuar deri tani, janë goditur nga pemët apo degët e shqyer nga era. Një 77-vjeçare humbi jetën pranë Baltimore, një burrë dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë në Virxhinia, një 11-vjeçar në Nju Jork dhe një burrë në Neëport, Rhode Island.

Shkollat dhe zyrat në shtetet bregdetare janë mbyllur më herët se sa pritej dhe pasagjerët në një fluturim që u ulën në një aeroport pranë Uashingtonit, i thanë Shërbimit Kombëtar të Motit për frikën që kaluan në bord. Bregdeti lindor është goditur nga erëra që shkojnë mbi 80 kilometra në orë. Gjysmë metër dëborë ka rënë në Ohajo dhe Nju Jork. Sasi të vogla dëbore priten edhe në Boston dhe Rhode Island.

Ndërkohë, mbrojtja civile ka dislokuar rreth qindra anëtarë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë. Gjithashtu mësohet se janë anuluar mbi 2.800 fluturime. /abcnews.al