SHBA mohon se ka bërë një marrëveshje me Teheranin për shkëmbimin e të burgosurve

schedule16:44 - 12 Mars, 2023

schedule 16:44 - 12 Mars, 2023

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi sot deklaratat iraniane se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish, por theksoi angazhimin e SHBA për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur në Iran.

“Pretendimet e zyrtarëve iranianë se ne kemi arritur një marrëveshje për të liruar qytetarët amerikanë të arrestuar gabimisht në Iran janë të pavërteta,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Për fat të keq, zyrtarët iranianë nuk humbën kohë duke shpikur një histori dhe pretendimi i tyre i fundit brutal do të shkaktojë më shumë dhimbje për familjet e Shiamak Namazi, Emad Sarji dhe Morad Tahbaz,” tha i njëjti zëdhënës, duke iu referuar qytetarëve iranianë dhe amerikanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!