SHBA mirëpret procesin për KLGJ dhe KLP

schedule19:29 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 19:29 - 7 Dhjetor, 2018

Pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ambasada amerikane në Tiranë pret edhe përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor që do të përzgjidhen javën e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada amerikane thekson se me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.

“Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”, shprehet ambasada, e cila në reagimin e saj kujton se gjatë këtij viti iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!