SHBA, Meta takon kongresmenin Engel

schedule10:12 - 7 Shkurt, 2019

schedule 10:12 - 7 Shkurt, 2019

Gjatë vizitës në SHBA, kreu i shtetit Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron u takuan edhe me kongresmenët amerikanë Eliot Engel dhe Robert Aderholt.

Në takimin me kongresmenin Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Presidenti Meta e falënderoi për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por sidomos për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Meta shprehu besimin se kongresmeni Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, theksoi Meta, pasi ajo ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”.

Presidenti  Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron u prit edhe nga kongresmeni amerikan Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Edhe në këtë takim, kreu i shtetit shqiptar theksoi domosdoshmërinë e një angazhimi edhe më të vendosur të SHBA në rajonin tonë, si një garanci për të gjithë investimin amerikan, por edhe si ndihmë të pazëvendësueshme për finalizimin me sukses të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!