Sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Pat Shanahan deklaroi të martën se siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara do të jetë prioriteti i tij. Në ceremoninë e marrjes së detyrës, Shanahan u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin Trump dhe zyrtarët e tjerë të Departamentit të Mbrojtjes për të vënë në jetë vizionin e tij.
Shanahan zëvendëson në këtë detyrë gjeneralin Jim Mattis, i cili dha dorëheqjen më 20 Dhjetor pas përplasjes me presidentin Trump lidhur me vendimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Ndryshe nga Mattis, Shanahan nuk ka një karrierë ushtarake. Ai filloi punë si funksionar i Pentagonit në vitin 2017, pas një eksperience 30-vjecare në drejtimin e kompanisë së aviacionit “Boeing”, e angazhuar si në operacione civile ashtu edhe ushtarake./abcnews.al