Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara urdhëroi të premten lirimin e bashkëpunëtorit të hershëm të presidentit Donald Trump, Roger Stone. Sipas mediave amerikane, trupi gjykues vlerësoi se Stone nuk përbën rrezik për t’u arratisur, por vendosi kundrejt lirimit një garanci financiare prej 250 mijë dollarësh.
Stone u arrestua mëngjesin e së premtes, me orën amerikane, pasi një juri kishte ngritur ndaj tij 7 akuza në kuadër të hetimit mbi ndërhyrjen ruse në vitin 2016. Gjithashtu, agjentët e FBI-së bastisën banesat e tij në Florida dhe Nju Jork.
Pas paraqitjes në gjykatë, ish-strategu i presidentit të Shteteve të Bashkuara deklaroi se do të luftojë për jetën e tij dhe mohoi çdo përgjegjësi për akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në asnjë rrethanë nuk do të deklarohem fajtor për këto akuza”, tha Stone.
Akuzat lidhen me një sulm kibernetik të financuar nga rusët ndaj email-eve të anëtarëve të Partisë Demokratike amerikane. Informacioni që përmbanin email-et u publikuan më pas në portalin Ëikileaks, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016./abcnews.al