Trupat ukrainase kanë 30 deri në 45 ditë përpara se moti gjatë dimrit të komplikojë kundërofensivën që ata nisën në fillim të qershorit, vlerëson kreu i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA, gjenerali Mark Miley .
“Ka ende shumë kohë,” tha gjenerali Milley në një intervistë me BBC të botuar të dielën.
Ushtria ukrainase po bën përparim dhe ka fuqi të konsiderueshme luftarake, sipas oficerit të lartë amerikan. Beteja nuk ka përfunduar, shtoi gjenerali Miley.
Sipas gjeneralit Miley, është ende herët për të thënë nëse kundërofensiva ukrainase ka dështuar apo jo.
Kievi nga ana tjetër ka kundërshtuar kritikat nga zyrtarët perëndimorë se kundërofensiva po përparon shumë ngadalë dhe nuk ishte e fokusuar në jug në radhë të parë.
/abcnews.al