Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar lëvizjet e Kinës për të ndryshuar sistemin zgjedhor të Hong Kongut “një sulm të drejtpërdrejtë” ndaj autonomisë së saj dhe proceseve demokratike.
Kritikat nga SHBA erdhën të premten, menjëherë pasi Pekini propozoi legjislacionin që do të forconte kontrollin e tij gjithnjë e më autoritar të Hong Kongut duke bërë ndryshime në komitetin zgjedhor, të cilat i japin fuqi këtij të fundit për të emëruar kandidatë legjislativë.
SHBA ka dënuar “sulmin e vazhdueshëm të Kinës ndaj institucioneve demokratike në Hong Kong”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Nëse zbatohen, këto masa do të dëmtojnë në mënyrë drastike institucionet demokratike të Hong Kongut”, tha ndër të tjerash ai./abcnews.al