Agjencitë e Inteligjencës Amerikane kishin ‘qasje të plotë’ në mesazhet private te përdoruesve në Twitter. Kështu deklaroi multimiliarderi, Elon Musk, njëkohësisht edhe pronari i gjigandit të mediave sociale, në një intervistë për Fox Neës duke kritikuar ashpër paraardhësit e tij.
“Twitter ka pas lejuar agjencitë amerikane dhe të huaja të inteligjencës të lexojnë mesazhet e drejtpërdrejta të përdoruesve në platformë. Kjo ishte një nder zbulimet e mia më “absurde” që kur bleva kompaninë.
Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin akses të plotë në gjithçka që po ndodhte në Twitter më iku truri. Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë”, tha Musk.
Musk tha se po punonte për të krijuar një veçori që do t’u jepte përdoruesve mundësinë për të koduar mesazhet direkte me shpresën për të kufizuar ndërhyrjen e qeverisë.
CEO i Tesla dhe SpaceX foli po ashtu edhe për shqetësimet e tij në lidhje me inteligjencën artificiale.
“Unë jam i shqetësuar në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në fakt unë po punoj për të krijuar një alternativë ndaj ChatGPT, por tani frika eshte e lartë, pasi këto zhvillime mund të çojnë në “shkatërrim civilizimi” nëse keqmenaxhohet.”
Ne lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Musk tha se Tëitter do të luajë edhe një herë “një rol të rëndësishëm jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht.
I pyetur nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të fillojë të postojë sërish në Tëitter tani që llogaria e tij është restauruar, Musk deklaroi “Epo, padyshim që varet nga ai”.
/abcnews.al