SHBA, kongresi shqyrton autoritetin e presidentit Trump për zotërimin e kodeve bërthamore

schedule22:40 - 14 Nëntor, 2017

schedule 22:40 - 14 Nëntor, 2017

Kongresi Amerikan po shqyrton autoritetin e presidentit Donald Trump për zotërimin e kodeve bërthamore, që i lejojnë atij të nisë në çdo kohë një sulm nuklear. Kjo është hera e parë në 40 vitë që bëhet një diskutim i tillë.

Kongresi Amerikan po shqyrton nëse i duhen besuar presidentit Donald Trump kodet më të rëndësishme të vendit. Për herë të parë në 40 vite, po ekzaminohet autoriteteti i kreu të shtetit për të lëshuar një sulm bërthamor. Seanca e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit u titullua “Autoriteti për të Urdhëruar Përdorimin e Armëve Bërthamore”.
Disa senatorë shprehën shqetësim se presidenti mund të urdhëronte në mënyrë të papërgjegjshme një sulm bërthamor. Ndërsa të tjerët thanë se ai duhet të ketë autoritetin për të vepruar pa ndërhyrje nga ligjvënësit. Hera e fundit që Kongresi ka debatuar një çështje të tillë ishte marsi i vitit 1976.

Ky diskutim vjen pas paralajmërimeve të presidentit Trump se do të lëshojë “zjarr dhe zemërim, siç bota asnjëherë nuk kishte parë”, mbi Korenë e Veriut, nëse ajo do të vazhdonte të zgjeronte programin e saj të armëve bërthamore. Muajin e kaluar kreu republikan i Komitetit të Senatit, Bob Corker, akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se po fut Shtetet e Bashkuara në një rrugë drejt Luftës së Tretë Botërore.

Shqetësimet e ligjvënësve amerikanë vijnë pas përshkallëzimit të situatës me Korenë e Veriut, që kërcënon Uashingtonin me sulme bërthamore. Në bazë të ligjit aktual, presidenti Trump mund të nisë në çdo kohë një sulm bërthamor duke përdorur kodet në një mekanizëm të quajtur “Futbolli”, që udhëton kudo me liderin amerikan. Për të lëshuar një raketë bërthamore, Trump nuk është i detyruar të konsultohet me askënd dhe as të marrë leje nga askush./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!