Konfirmohet rasti i parë i infektimit me virusin e gripit të shpendëve në Luiziana, SHBA. Ky rast është konfirmuar të premten ndërkohë sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pacienti është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
CDC tha se një rast sporadik i një sëmundjeje të rëndë të gripit të shpendëve H5N1 te një person nuk është i papritur, siç është përjetuar edhe në shtete të tjera gjatë vitit 2024 dhe viteve të kaluara, duke përfshirë raste që çuan në vdekje. Rasti në Luiziana është i pari që lidhet me shpendët e oborrit, ‘jo-komercialë’.
CDC tha se të dhënat e pjesshme të gjenomit viral nga pacienti i infektuar tregojnë se virusi i përket gjenotipit D1.1, i cili është zbuluar kohët e fundit tek shpendët e egër dhe shpendët shtëpiakë në Shtetet e Bashkuara, si dhe në raste të fundit te njerëzit në Kolumbinë Britanike, Kanada dhe shtetin e Washingtonit.
Ky gjenotip i virusit është i ndryshëm nga gjenotipi B3.13, i cili është zbuluar tek lopët e qumështit. Agjencia shtoi se vlerësimi i gripit të shpendëve për rrezikun ndaj publikut mbetet i ulët.
/ abcnews.al