SHBA, konfirmohet fitorja e republikanëve

schedule13:51 - 19 Nëntor, 2018

schedule 13:51 - 19 Nëntor, 2018

Republikanët konfirmuan mazhorancën e tyre në Senat dhe fituan karrigen e Floridas pas rinumërimit të votave. Tashmë pritet dhe sfida e balotazhit për Misisipin për të përmbyllur procesin e zgjedhjeve të gjysëm mandatit në SHBA.

Pas javës së rinumërimit të votave, republikanët kanë fituar karrigen e Floridas në Senat me guvernatorin në largim Rick Scott dhe kanë konsoliduar maxhorancën në Dhomën e Lartë. Kandidati demokrat, Bill Nelson, ka pranuar humbjen pasi rivali republikan mori kryesimin me mbi 12 mijë vota në ditën e fundit të rinumëmrimit të votave. 76 vjeçari Nelson nuk arriti të rizgjidhej dhe në këtë mënyrë i dha fund karrierës politike.

Tashmë partia e Donald Trump ka një maxhorancë prej 52 senatorësh kundër 47 të demokratëve, në pritje për të mësuar edhe rezultatin e balotazhit për karriken e Misisipit, që zhvillohet me 27 Nëntor. E konfirmuar mbetet Dhoma e Përfaqësuesve në duart e demokratëve.

Florida shënoi një disfatë edhe për një tjetër sfidë të rëndësishme edhe kjo e vendosur në rinumërim, ajo për guvernatorin. Demokrati afroamerikan Andrew Gillum ka njohur zyrtarisht fitoren e republikanit Ron DeSantis. Zhgënjim democrat edhe në Xhorxha, ku rinumërimi i votave rrëzoi kandidaten tjetër afroamerikane. Për 60 mijë vota, Stacey Abram nuk ia doli të bëhej guvernatorja e parë afroamerikane në historinë e SHteteve të Bashkuara. Atë e mposhti republikani, Brian Kemp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!