SHBA-Kinë, nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare

schedule09:30 - 16 Janar, 2020

schedule 09:30 - 16 Janar, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kanë nënshkruar fazen e parë të marrëveshjes që synon lehtësimin e një lufte tregtare që ka tronditur tregjet dhe ka goditur ekonominë globale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pakti do të ishte “transformues” për ekonominë e SHBA-së. Nga ana tjetër zyrtarët e lartë kinezë e quajtën atë një marrëveshje të “fitores” që do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve.

Kina është zotuar të rrisë importet e SHBA-së me 200 miliardë dollarë, mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale. Në këtë marrëveshje SHBA ka rënë dakord të përgjysmojë disa nga tarifat e reja që ka vendosur për produktet kineze.

Presidenti Trump ka thënë në fund të vitit të kaluar, se ai pas nënshkrimit të marrëvëshjes së quajtur “Faza e Parë”, do të udhëtojë në Pekin për të filluar bisedimet për fazën tjetër të marrëveshjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!