Një kamion me 250 milionë bletë është përmbysur në Washington, SHBA. Aksidenti ndodhi pranë Lynden, jo shumë larg kufirit kanadez, kur kamioni që transportonte koshere bletësh u përmbys në një kanal.
In the U.S. state of #Washington, a quarter of a billion bees were set loose after a truck carrying beehives overturned.
The Whatcom #CountySheriff’s Office reported the incident on social media: “Two hundred fifty million bees are now loose. Avoid the area due to potential… pic.twitter.com/NBsy3hzIBH— News.Az (@news_az) May 31, 2025
Bëhet e ditur se për shkak të rrezikut nga pickimet, qytetarët janë këshilluar që të shmangin zonën.
Jo në pak raste, bletët shpesh transportohen nëpër SHBA.
Alan Woods, president i Shoqatës së Bletarëve të Washingtonit, tha se shteti duhet të krijojë një protokoll të standardizuar për reagimin emergjent në situata të tilla.
Ai paralajmëroi se incidente të tilla nuk janë të rralla. Konkretisht në vitin 2015, rreth 14 milionë bletë u arratisën nga një kamion në veri të Seattle dhe filluan të thumbojnë njerëzit.