SHBA, John McCain ndërpret trajtimin mjekësor

schedule22:46 - 24 Gusht, 2018

schedule 22:46 - 24 Gusht, 2018

Senatori republikan John McCain ka ndërprerë trajtimin mjekësor për kancerin në tru. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, sipas të cilës McCain ka tejkaluar pritshmëritë mbi shëndetin e tij ndaj dhe ka marrë këtë vendim.

Senatori 81-vjeçar u diagnostikua me tumor agresiv në tru verën e kaluar dhe që prej Korrikut 2017 i ishte nënshtruar rregullisht mjekimeve. Ai braktisi Senatin në Dhjetor, por mbeti sërish një figurë e rëndësishme politike, duke u dalluar për kritikat e ashpra ndaj presidentit Donald Trump.

Në njoftimin e saj, familja McCain ka saktësuar se duke parë progresin, por edhe moshën e thyer, John mori vendimin e tij.

“Me vullnetin e tij të fortë, ai vendosi të ndërpresë trajtimin mjekësor”, thuhet më tej në njoftim.