Sipas një zbulimi të inteligjencës amerikane të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Irani po i siguron Rusisë materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve në lindje të Moskës.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se një fabrikë në zonën e posaçme ekonomike të Rusisë Alabuga mund të funksionojë në fillim të vitit të ardhshëm. Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhe satelitore të marra në prill të vendndodhjes industriale, disa qindra milje në lindje të Moskës, ku beson se uzina “ndoshta do të ndërtohet”.
Administrata e Presidentit Joe Biden deklaroi publikisht në dhjetor se besonte se Teherani dhe Moska po konsideronin ndërtimin e fabrike për montimin e dronëve në Rusi për luftën në Ukrainë. Inteligjenca e re sugjeron se projekti, në rajonin Yelabuga të Tatarstanit, ka kaluar përtej konceptimit.