SHBA-Iran, Trump kërcënon me shfarosje

schedule23:37 - 25 Qershor, 2019

schedule 23:37 - 25 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përfshirë në një luftë fjalësh, me palët që nuk e kanë kursyer njëra-tjetrën. Presidenti amerikan ka kërcënuar Republikën Islamike me shfarosje, ndërsa Teherani e ka quajtur Donald Trump një të sëmurë mendor.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të martën se do të shfarrosë disa pjesë të Iranit nëse ky i fundit sulmon çdo gjë amerikane. Deklarata bëri që Uasahingtoni dhe Teherani të përfshihen në një luftë fjalësh, me Republikën Islamike që i cilësoi deklaratat e Shtëpisë së Bardhë të denja për një të sëmurë mendor.

Me një retorikë të ashpër, të ngjashme me atë të përdorur më herët ndaj Koresë së Veriut, Trump u shpreh në profilin e tij në Twitter: “Çdo sulm i Iranit ndaj çdo gjëje amerikane do të përballet me një forcë të madhe dhe dërrmuese.

Dhe në disa zona, “dërrmuese do të thotë shfarosëse”, tha Trump. Ndërkohë, presidenti iranian Hasan Ruhani, reagoi në një fjalim televiziv lidhur me sanksionet e reja amerikane ndaj liderit suprem Ali Khamenei.

Ai tha se masat e Uashingtonit nuk do të kenë pasoja tek Khamenei, pasi kleriku nuk ka pasuri dhe asete jashtë vendit. Ruhani, një pragmatist që fitoi dy zgjedhje me premtimin se do të hapë Iranin ndaj botës, tha gjithashtu se lëvizjet e Shtëpisë së Bardhë i përkasin një të vonuari mendor, një fyerje kjo, të cilën zyrtarë të tjerë iranian e kanë përdorur ndaj Trump, por që tingëllon ndryshe e thënë nga Ruhani, i njohur për maturinë e tij.

“Durimi strategjik i Teheranit nuk do të thotë se ne kemi frikë”, deklaroi Ruhani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!