Në një kohë që Sali Berisha thotë se do t’i hiqet “non grata”, Ambasada amerikane në një reagim që ka bërë këtë të martë, thotë se SHBA i qëndron pozicionit të saj, për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”
Deklarata me mesazhin e qartë të ambasadës përpara zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, është publikuar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy Vanhorn
Deklaratë e ambasadës së SHBA:
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.
I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.