SHBA “i jep” lejen Ukrainës të godasë avionët e Moskës edhe në hapësirën ajrore ruse

schedule12:02 - 5 Qershor, 2024

schedule 12:02 - 5 Qershor, 2024

Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur asnjë kufizim ndaj Ukrainës në lidhje me shkatërrimin e avionëve rusë, edhe nëse ata nuk janë në hapësirën ajrore të Ukrainës, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një konferencë për mediat ditën e djeshme.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me këtë, Kirby tha se “nuk ka pasur kurrë një kufizim që ukrainasit të rrëzojnë avionët rusë, edhe nëse ata nuk janë domosdoshmërish në hapësirën ajrore të Ukrainës”.

Forcat ukrainase, shtoi ai, mund të rrëzojnë avionët rusë që përbëjnë një kërcënim të afërt. Dhe ata e kanë bërë këtë.

Ata e kanë bërë këtë që nga fillimi i luftës.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!