SHBA i bën thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë Navalnyn

schedule13:38 - 10 Shtator, 2022

schedule 13:38 - 10 Shtator, 2022

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundmi në izolim.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për dy akuza – shkelje të rregullave të dënimit me kusht, dhe për përvetësim në një burg 260 kilometra në lindje të Moskës, ka thënë se autoritetet e kanë dërguar në izolim.

Sipas tij, ai do të kalojë 15 ditë në izolim, për herë të katërt që nga dita kur është burgosur.

Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania.

/abcnews.al