SHBA hap sot “kufijtë”, rregullat e reja të udhëtimit

schedule10:30 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:30 - 8 Nëntor, 2021

Sot është dita që Shtetet e bashkuara të Amerikës  kanë vendosur që pas një mbyllje për afro 2 vitesh të hapin kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se do të lejojë që të futen të gjithë personat që janë të vaksinuar kundër Covid, ose ata që do të paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi sot dhe do të lejohen “vetëm përjashtime të kufizuara”, thanë zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se kjo politikë “vendos shëndetin publik në radhë të parë” dhe mbron si qytetarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vizitorët.

Ai shtoi se përjashtimet nga rregulli për vaksinat janë jashtëzakonisht të pakta, kryesisht për fëmijët nën 18 vjeç dhe disa individë nga vende që kanë rezerva shumë të vogla vaksinash.

Ata do të duhet të tregojnë testin negativ të bërë brenda 24 orësh. Po ashtu ata që lejohen të hyjnë pa bërë vaksinën, duhet të pranojnë ta bëjnë atë në SHBA, nëse kanë në plan të qëndrojnë për më shumë se 60 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!