Gjykata Supreme në SHBA i ka dhënë të drejtë kërkesës ligjore të Presidentit Trump për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të emigratëve që vijnë nga 6 vende me shumicë myslimane. Ky vendim është një fitore e madhe për administratën Trump.
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur në favor të aplikimit të plotë të ndalimit të hyrjes së emigrantëve nga gjashtë shtetet me shumicë myslimane Chad, Iran, Libi, Somali, Siri dhe Yemen të vendosur nga administrata Trump. Organi gjyqësor më i lartë në Amerikë e ka pranuar këtë kërkesë të bërë që në mesin e nëntorit të kaluar nga ana e departamentit të Drejtësisë.
Tashmë ndalimi i udhëtimit për emigrantët myslimanë shumë i dëshiruar nga Presidenti Trump mund të aplikohet me të gjithë fuqinë, ndërsa nga ana tjetër lufta ndërmjet qeverisë amerikane dhe pjesës që kundërshton këtë ligj vazhdon.
Me këtë vendim, Gjykata Supreme amerikane i ka dhuruar një fitore të madhe Trump, duke i ndaluar hyrjen e përhershme në SHBA një pjese të madhe të qytetarëve nga Irani, Libia, Siria, Yemeni, Somalia, Chadi, Korea e Veriut dhe disa zyrtarëve të Venezuelës.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se ndalimi i hyrjes së emigrantëve nga shtetet me shumicë myslimane është i ligjshëm dhe thelbësore për mbrojtjen e Amerikës, nuk jemi aspak habitur nga vendimi i Gjykatës Supreme./abcnews.al