SHBA: Gjenden sensorët e balonës kineze të rrëzuar

schedule16:36 - 14 Shkurt, 2023

schedule 16:36 - 14 Shkurt, 2023

Ushtria amerikane konfirmoi se janë gjendur në oqeanin Atlantik, sensorë nga balona e parë kineze e spiunazhit.

Ekipet e kërkimit gjetën materiale të rëndësishme nga vendi ku balona ishte rrëzuar, duke përfshirë sensorin kryesor dhe pjesët e tjera elektronike.

https://youtu.be/Z1Kph2wcGJ4

“Ekipet e kërkimit gjetën mbetje të rëndësishme nga vendi, duke përfshirë të gjithë sensorin prioritar dhe pjesët elektronike të identifikuara”, tha Komanda Veriore.

FBI po shqyrton objektet e zbuluara, të cilat dyshohet se janë përdorur për të spiunuar në zona të rëndësishme ushtarake.

Sipas mediave amerikane, ndër objektet e gjetura të balonës së rrëzuar në Karolinën e Jugut, janë dhe antena me gjatësi rreth 9 deri në 12 m. Zyrtarët amerikanë deklaruan se balona  e kishte origjinën në Kinë dhe përdorej për vëzhgim, por Pekini këmbëngul se ishte për monitorimin e motit dhe kishte humbur rrugën.

SHBA ka rrëzuar nga 4 shkurti e deri më tani 4 objekte të dyshimta. Që nga ai incident i parë, avionët luftarakë amerikanë kanë rrëzuar tre objekte të tjera në lartësi të madhe në po aq ditë – mbi Alaskë, territorin e jukon të Kanadasë dhe liqenin Huron në kufirin SHBA-Kanada.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha të hënën se asnjë nga objektete nuk përmbenin një rrezik tq drejtpërdrejtë për vendin.

Balona e rrëzuar mbi Karolinën e Jugut u përshkrua nga zyrtarët si madhësia e tre autobusëve. Objekti i dytë, mbi Alaskë, u raportua se kishte madhësinë e një “makine të vogël”. Objekti i tretë, mbi jukon, ishte “cilindrik”. Dhe e katërta, mbi Michigan, thuhej se ishte “tetëkëndore” me fije të bashkangjitura.

Zyrtarët e lartë të shba-së nuk kanë përjashtuar mndësinë se këto objekte të jenë jashtëtokësor./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!