SHBA, gjashtë policë rrëfejnë se kanë torturuar dy afro-amerikanë në Misisipi

schedule09:06 - 4 Gusht, 2023

schedule 09:06 - 4 Gusht, 2023

Gjashtë oficerë policie të bardhë në shtetin e Mississippi-t kanë rrëfyer se kanë torturuar dy burra afro-amerikanë për rreth dy orë, sipas departamentit federal të Drejtësisë.

Rasti është “një shembull i tmerrshëm dhe i pabesueshëm i sjelljes së keqe të policisë që nuk ka vend në shoqërinë tonë,” tha zëvendësministri i Drejtësisë Kristen Clarke gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar veprimeve “të motivuara nga paragjykimi dhe urrejtja racore”.

Gjashtë oficerët, disa prej të cilëve pranuan se ishin pjesë e asaj që ata e quajtën “Skuadra Goon” dhe ishte e njohur për brutalitetin e saj, tani përballen me ndjekjen penale dhe janë pezulluar nga puna.

Në janar, ata hynë në një shtëpi në Braxton, një qytet i vogël në shtetin e Jugut të Amerikës, “pa një urdhër”, “pa arsye” dhe torturuan banorët, dy afro-amerikanë.

Sipas aktakuzës, oficerët kanë sulmuar seksualisht viktimat e tyre dhe i kanë goditur 17 herë me elektroshokë.

Kalvari, i cili zgjati rreth dy orë, arriti kulmin kur njëri prej policëve i vuri armën e shërbimit në gojën e njërit prej dy burrave. Për ta trembur ai fillimisht ka tërhequr këmbëzën pasi ka hequr plumbin. Pastaj ai tërhoqi këmbëzën për herë të dytë.

Plumbi i ka thyer nofullën. Oficerët i lanë viktimat e tyre në pellgje gjaku për një orë, gjatë së cilës ata diskutuan jashtë shtëpisë se si do të fshihnin veprimet e tyre.

Ata vendosën një armë pranë njërit prej viktimave dhe metamfetaminë në shtëpi, për të treguar se ndërhynë për shkak të përdorimit të drogës. Më pas ata paraqitën raporte të rreme dhe në mënyrë të përsëritur gënjyen hetuesit.

Pesë nga të pandehurit ishin të punësuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Rankin, i gjashti në Departamentin e Policisë Richland. Të tre ata u deklaruan fajtorë edhe për një tjetër rast brutaliteti policor që u zbulua në dhjetor.

Sipas drejtësisë, një nga anëtarët e treshes ka përdorur një taser ndaj një të bardhe dhe e ka qëlluar pranë kokës.

Dy të tjerët nuk ndërhynë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!