Ushtria amerikane këtë të mërkurë ka bërë me dije se brenda muajit do të tërheqë trupat e saj nga Iraku.
Mediat e huaja raportojnë se kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Frank McKenzie, gjatë një vizite në Irak ka thënë se prania ushtarake amerikane do të shkurtohet, nga 5,200 trupa në 3000.
“Ky reduktim na lejon të vazhdojmë të këshillojnë dhe ndihmojmë partnerët tanë irakianë në çrrënjosjen e mbetjeve të fundit të ISIS-it në Irak dhe për të garantuar se disfata e tyre është e pakthyeshme. Ky vendim është rezultat i besimit tonë në aftësitë e shtuara të forcave irakiane të sigurisë për të vepruar në mënyrë të pavarur”, ka thënë ai
Trupat amerikane në Irak po kryejnë operacione kundër terrorizmit dhe po trajnojnë forcat irakiane. Ndërkohë në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë 8,600 forca të tjera ushtarake.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për gazetarët që udhëtonin me Presidentin Trump mbrëmjen e së martës, tha se një tjetër njoftim për tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani ka të ngjarë të dalë nga fundi i javës.
Ndërkohë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Trump ka thënë se dëshironte t’u jepte fund atyre që ai i quajti “luftëra pa fund” të vendit./abcnews.al