SHBA gati për luftë bërthamore

schedule15:21 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:21 - 23 Tetor, 2017

Forcat ajrore amerikane po përgatiten për të qenë në gatishmëri maksimale për luftë bërthamore. Krerët më të lartë të ushtrisë amerikane kanë urdhëruar rinovimin e bazave ajrore të luftës së ftohtë, për të qenë gati për ngritjen e avionëve bombardues.

Rreziku i shpërthimit të papritur të një konflikti bërthamor ka detyruar Shtetet e Bashkuara të nisin përgatitjet për të vendosur raketat bërthamore në gatishmërinë më të lartë 24-orëshe.
Sipas portalit informativ amerikan me profil ushtarak Defence One, forcat ajrore amerikane kanë nisur të rinovojnë platformat e lëshimit të raketave bërthamore, të ngritura gjatë luftës së ftohtë por që ishin lënë në harresë vitet e fundit. Shefi i shtabit të forcave ajrore amerikane David Goldfein shprehet për Defence One se “Bota është bërë një vend i rrezikshëm, ku po flitet pa asnjë problem për përdorimin e armëve bërthamore”. Rreziku i një konflikti bërthamor është më i larti që pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991-shin. Sipas tij, bota nuk është më bipolare si dikur kur fuqia ndahej mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Tashmë ka edhe fuqi të tjera nukleare – shprehet Glodfein. Një arsye pse sipas tij, situata duhet menaxhuar në mënyrën e duhur.
Shefi i shtabit të forcave ajrore amerikane tha se është dhënë urdhër që avionët B-52, që kanë kapacitet të transportojnë dhe hedhin bomba bërthamore, të vendosen në gatishmërinë më të lartë. Punime për rindërtimin e pistafe të ngritjes së tyre po kryen në bazën ajrore Barksdale të Luizianës. Në total janë të paktën 9 pista të ndërtuara në vitet ’50 që po rinovohen dhe që do të jenë të gatshme për të pritur një staf prej mbi 100 ushtarakësh, të gatshëm për të ndihmuar në nisjen e avionëve 5-52 në rast urdhri për të sulmuar me bomba bërthamore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!