Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të do të ndërhyjnë me çdo mjet, madje edhe ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nga sulmet e mundshme kineze.
Biden tha se lëvizjet e fundit kineze ne qiellin e Tajvanin janë provokuese, e për këtë arsye presidenti amerikan u zotua të mbrojë vendin me çdo kusht.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin japonez Fumio Kishida, presidenti amerikan i siguroi vendit japonez mbështetje të plotë nga SHBA-të, si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara Kinë-Japoni dhe pasojave të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters.
I pyetur gjatë konferencës për shtyp në Tokio nëse Biden do të ishte i gatshëm të përfshihej ushtarakisht, ai tha : “Po”.
“Aleanca SHBA-Japoni ka qenë prej kohësh baza e paqes dhe prosperitetit në Indo-Paqësorin dhe Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Japonisë,” tha Biden në fillim të bisedimeve me Kishida në Pallatin Akasaka në Tokio.
Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti në Japoni të dielën 22 maj, ndalesa e dytë dhe e fundit e udhëtimit të tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës mes një kërcënimi nga Koreja e Veriut, ambicieve gjeopolitike të Kinës dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Pas një vizite në Korenë e Jugut Biden mbërriti në bazën ajrore amerikane Yokota, në perëndim të Tokios, pak pas orës 17:00 me orën lokale.
Ai do të takohet sot në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe perandorin Naruhito.
Nesër, e martë, Biden do të marrë pjesë në samitin e Quad, një organ diplomatik në të cilin përveç Shteteve të Bashkuara marrin pjesë e Japonia, India dhe Australia. .
/abcnews.al/

