SHBA fillon procedurën e largimit nga OBSH

schedule02:12 - 8 Korrik, 2020

schedule 02:12 - 8 Korrik, 2020

Shtetet e Bashkuara nisin zyrtarisht procedurat e largimit nga Organizata Botërore e Shëndetesise. Lajmi u bë i ditur nga Senatori, Robert Menendez, drejtuesi i Komisonit të Marrëdhënieve me Jashtë. Administrata Trump njoftoi Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Vendimi vjen në një kohë kur në vend, numri i të infektuarve me Covid është në rritje gjatë javëve të fundit. Ndërkohë një zyrtar i Departamentit të Shtetit konfirmoi gjithashtu se “vendimi i administrates Trump per largimin nga OBSH, pritet të hyje ne fuqi 6 korrik 2021”.

Mediat amerikane bëjnë me dije se, letra qe i është dërguar sekretarit të përgjithshem të OKB-së është shumë e shkurtër, rreth tre fjali. Ligjvënësit nga të dy palët kanë cituar prej kohësh problemet sistemike me OBSH. Uashingtoni e ka kritikuar këtë institucion pasi mbrojti qeverinë kineze për origjinën e pandemisë.