SHBA, fëmijët s’mund të përdorin rrjetet sociale pa lejen e prindërve në shtetin Utah

schedule18:50 - 27 Mars, 2023

schedule 18:50 - 27 Mars, 2023

Utah është bërë shteti i parë në SHBA që kërkon nga kompanitë e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve përpara se të lejojnë të miturit të hyjnë në platformat e mediave sociale.  Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori i shtetit federal Utah, Spencer Cox, synon të mbrojë fëmijët nga rreziqet e mundshme në internet.

“Ne nuk do të lejojmë më kompanitë e mediave sociale të dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve tanë”, tha Cox.

Ligji kërkon që kompanitë e mediave sociale të verifikojnë që përdoruesit në shtet të jenë 18-vjeç ose më të vjetër për të hapur një llogari. Përveç kësaj, kompanive u ndalohet të përdorin dizajne ose veçori që çojnë në varësi tek të miturit në platformën e mediave sociale.

Kompanitë mund të gjobiten me 250 mijë dollarë për ekspozimin e fëmijëve ndaj veçorive dhe modeleve që shkaktojnë varësi, plus 2.500 dollarë për çdo fëmijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!