SHBA, FBI seri aksionesh të policisë pas ngjarjeve

schedule18:21 - 5 Gusht, 2019

schedule 18:21 - 5 Gusht, 2019

Drejtori i FBI-së, Kris Rej ka urdhëruar një operacion të gjerë në mbarë territorin e Shteteve të Bashkuara, për të shmangur kërcënime të tjera për vrasje në masë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane, që citojnë burime nga agjencia hetimore federale. Sipas burimeve, pas ngjarjeve të ndodhura në El Paso dhe Dejton, një task forcë e ngritur në zyrat qendrore të FBI-së në Nju Jork do të mbikëqyrë të gjitha informacionet e ardhura nga çdo kënd i Shteteve të Bashkuara.

“Shqetësimi kryesor është ai për përsëritjen e akteve të dhunës si ato në Teksas dhe Ohajo”, kanë deklaruar burimet.

Byroja Federale e Hetimeve u përfshi menjëherë në proceset hetimore që pasuan dy ngjarjet e rënda, duke i ofruar asistencë forcave lokale të policisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!