SHBA, erërat fryjnë me 100 km/h, shkul pemët dhe rrugët shndërrohen në “lumenj”

schedule02:31 - 10 Korrik, 2020

schedule 02:31 - 10 Korrik, 2020

Toronto është goditur nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi të reshura të mëdha të shiut dhe vërshime, kurse në gjithë qytetin janë shkulur shumë pemë.

Stuhia e fuqishme ka zgjatur rreth një orë, e erërat e forta kanë fryrë me shpejtësi prej 70 kilometra në orë . Në disa pjesë erërat kanë qenë edhe më të forta, ku në pjesën perëndimore të Torontos kanë fryrë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë.

“Gjithçka po lëviz me shpejtësi të madhe, përveç shiut të rrëmbyeshëm dhe rrugët që janë shndërruar në lumenj, shkulja e pemëve po shkakton problem të madh”, tha institutiti meteorologjik të Kanadasë.