SHBA emëron ambasadoren e re në Ukrainë

schedule07:44 - 25 Prill, 2022

schedule 07:44 - 25 Prill, 2022

Gjatë vizitës Blinken dhe Austin  në Kiev, zyrtarët amerikanë emëruan edhe ambasadoren e re të SHBA në Ukrainë.

Diplomatja veterane Bridget Brink, e cila aktualisht është ambasadore në Sllovaki, do të plotësojë një pozicion që ka mbetur vakant që nga fillimi i vitit 2020 nën administratën e Donald Trump. Mediat amerikane raportuan se presidenti Joe Biden do ta emërojë atë gjatë ditës së hënë.

SHBA tha gjithashtu se po rishikonte kushtet e sigurisë në kryeqytetin Kiev dhe do të rihapë ambasadën atje sapo të ishte e mundur, në një shtysë të re diplomatike në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë gati dy muaj më parë.

Ambasada mbetet e mbyllur me një zyrë të përkohshme që është zhvendosur në Poloninë fqinje. Stafi i ambasadës do të fillojë të bëjë udhëtime ditore në qytetin perëndimor të Ukrainës Lviv në ditët në vijim, sipas mediave amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë mbërritur mbrëmë në Kiev dhe janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita e zyrtarëbe të lartë amerikanë në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!