Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të “shqetësuara” se Rusia do mund të aneksojë rajonet Donetsk-ut dhe Luhansk-ut me anë të një referendumi të manipuluar.
Shqetësimin e SHBA-ve e shprehu sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në konferencë për shtyp.
Është diçka që “tashmë shihet në Krime dhe Ukrainën lindore”, shtoi Price.
“Kjo është ajo që autoritetet ruse dhe pro-ruse kanë bërë në të kaluarën. Ata janë përpjekur të aneksojnë, të bëjnë zgjedhje të rreme, t’i japin pushtimit të tyre një shtresë legjitimiteti,” tha Price. /abcnews.al/