SHBA/ E reja godet me thikë gjyshin e saj pasi ai i tha të lahej

schedule16:41 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:41 - 31 Gusht, 2023

Një e re nga Luiziana ka goditur me thikë gjyshin e saj sepse ai i ka thënë të lahej.

Sipas Law and Crime, 22-vjeçarja Carrington Elise Harris u arrestua të hënën e kaluar dhe u akuzua për dhunë në familje dhe sulm me një armë të rrezikshme, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale.

Siç raporton Zyra lokale e Sherifit në Canto County, gjithçka filloi me një debat të ashpër që e reja pati me gjyshërit e saj në shtëpinë e tyre në Keithville. Sipas asaj që dëshmoi çifti i moshuar, mbesa e tyre u tërbua kur i kërkuan të bënte dush dhe filloi të shkatërronte gjërat në shtëpi. Pak më vonë, 22-vjeçarja ka dalë nga shtëpia dhe ka ndërprerë energjinë elektrike.

Gjyshërit e të resë kanë tentuar ta ndalojnë dhe ajo ka shkuar në kuzhinë, ka marrë një thikë dhe e ka goditur me të në fytyrë gjyshin e saj. Burri u dërgua në një spital lokal dhe nuk ka detaje të tjera rreth gjendjes së tij.

Pas sulmit ndaj gjyshit të saj, Harris doli me vrap nga shtëpia dhe u fsheh në pyllin pranë shtëpisë, ku u gjet nga policia disa orë më vonë.

E reja, e cila ishte arrestuar më parë për dhunë në familje, ndodhet në paraburgim në burgun e qarkut Canto.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!