SHBA e kërkonte në të gjithë botën, Interpol Tirana ekstradon gruan e akuzuar për shantazh në Kaliforni

schedule13:58 - 14 Nëntor, 2021

schedule 13:58 - 14 Nëntor, 2021

Është ekstraduar për në SHBA shtetasja Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris. Mësohet se ekstradimi është kryer me sukses ku e arrestuara u është dorëzuar Marshall-ëve amerikane.

Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën , me qëllim ekstradimi për në SHBA.

Gruaja e arrestuar ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).

Njoftimi i Interpol Tirana:
Ndërkohë po nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt SHBA-së shtetasja Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris.
Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve Amerikanë . Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën , me qëllim ekstradimi për në SHBA.
Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).
Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!