SHBA do të shesë asetet e oligarkëve rusë e të ardhurat do t’i dërgojë në Ukrainë

schedule16:30 - 28 Prill, 2022

schedule 16:30 - 28 Prill, 2022

Shtëpia e Bardhë ka propozuar që t’i japë qeverisë më shumë fuqi në duar për të sekuestruar dhe shitur asetet e oligarkëve rusë në vend. Të ardhurat më pas do t’i dërgohen Ukrainës. Propozimi legjislativ do t’i paraqitet Kongresit për shqyrtim dhe do të pasojë një të ngjashëm të miratuar së fundmi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Por planet e reja të Shtëpisë së Bardhë duket se shkojnë më tej, duke u fokusuar në bashkëpunimin midis departamenteve të Drejtësisë, Thesarit, Shtetit dhe Tregtisë.

“Masat do ta bëjnë më të lehtë për SHBA-të sekuestrimin dhe shitjen e aseteve të oligarkëve dhe përdorimin e fondeve për të korrigjuar dëmet e agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!