SHBA do të ndalojë “TikTok”-un dhe aplikacione të tjera sociale kineze

schedule05:48 - 8 Korrik, 2020

schedule 05:48 - 8 Korrik, 2020

Shtetet e Bashkuara po shikojnë mundësinë që të ndalojnë aplikacionet kineze të mediave sociale, duke përfshirë “TikTok”-un, tha të hënën sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, raporton CNN.

Pompeo e paraqiti këtë hap të mundshëm gjatë një interviste me “Fox News”, duke shtuar se: “ne po e marrim këtë shumë seriozisht”.

“Për sa u përket aplikacioneve kineze në celularët e njerëzve, mund t’ju siguroj që SHBA-ja do të merret me këtë çështje menjëherë. Nuk dua të deklarohem para presidentit Donald Trump, por është diçka që jemi duke e shqyrtuar”, tha ai.

Diplomati i më lartë i Washingtonit shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin vetëm “nëse doni që informacionin tuaj privat ta keni në duart e Partisë Komuniste Kineze”.